Partners

AMU – ALEKSANDER MOISIU UNIVERSITY OF DURRES

Universiteti Aleksander Moisiu Durrësit (UAMD) u krijua me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 801 më 20.12.2005. UAMD është universiteti publik me rritjen më të shpejtë në vend me rreth 20,000 studentë në tre ciklet e studimit dhe gjashtë fakultete: Fakulteti i Biznesit, Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike, Fakulteti i Studimeve Profesionale Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën. UAMD është një institucion me në qendër studentët, i cili ka prezantuar metoda të reja për të nxitur dhe zhvilluar të menduarit kritik dhe analitik, si dhe një ndjenjë përgjegjësie dhe angazhimi shoqëror. UAMD ofron programe studimi në dy gjuhë (Shqip dhe Anglisht) dhe sistemi i vlerësimit bazohet në Sistemin Evropian të Transferimit të Kredive (ECTS) dhe Sistemin Amerikan të Kredive (USC).

Pse po marrim pjesë në projekt? 

Projekti VALEU-X do të ndihmojë në nxitjen dhe krijimin e themeleve për kurse virtuale dhe përbërës të tjerë të tillë si Mobiliteti Virtual dhe Mësimi Ndërveprues Virtual, të cilat janë koncepte të reja për institucionin tonë. Ndërkombëtarizimi i Kurrikulës (NK) është një proces i gjatë dhe si i tillë ka nevojë të integrojë dimensione ndërkombëtare si në mësimdhënie, mësimnxënie dhe përmbajtje. Universiteti “Aleksandër Moisiu” synon të arrijë qëllimet e mëposhtme:

  • Programe studimi që mbështesin mobilitete për personelin akademik dhe administrativ;
  • Programe studimit që mbështesin shkëmbimet dhe praktikat e studentëve të cikleve të ndryshme të studimit;
  • Aktivitete dhe botime të përbashkëta në fushën e kërkimit dhe / ose inovacionit;
  • Konferenca, seminare, takime akademike, evente, shkolla verore, etj. që promovojnë ngritjen e kapaciteteve, si dhe cilësinë e mësimdhënies dhe të të nxënit;
  • Rritje të numrit të programeve të përbashkëta dhe / ose diplomave të dyfishta në Anglisht ose gjuhë tjetër;
  • Rritje të numrit të studentëve të huaj që studiojnë në këtë universitet;
  • Ofrimin e programeve të studimit në Anglisht.

Roli ynë në projekt: 

Kontributi i UAMD në projektin VALEU-X do të shpërndahet në çdo paketë pune dhe aktivitet të organizuar brenda konsorciumit. Si partner në këtë projekt, ne synojmë të rrisim numrin e studentëve për mobilitete pritëse dhe dalëse, të tërheqim më shumë staf akademikë ndërkombëtarë për bashkëpunim mësimor dhe kërkimor dhe të krijojmë një metodologji mësimdhënie virtuale me në qendër studentin duke përdorur mjetet moderne të TIK. Pas përfundimit të projektit, ne do të japim mbështetjen tonë në raportim, materialet promovuese, shikueshmërinë dhe rrjetëzimin. Si rezultat, ne do të mbështesim në materiale didaktike dhe mësimore në përputhje me rekomandimet e partnerëve të BE-së si dhe, me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë së projektit, UAMD do të ndjekë vendimmarrjen e duhur dhe do të miratojë politikën e nevojshme për të miratuar ndryshimet në programet mësimore duke shtuar kurse virtuale. Përveç kësaj, ne do t’u prezantojmë studentëve konceptet e reja në lidhje me metodologjitë e të mësuarit virtual.

Ekipi ynë

Kseanela Sotirofski

Kseanela Sotirofski

Rektore e Universitetit

Klodiana Leka

Klodiana Leka

Zv. Dekane e Fakultetit të Edukimit

Anita Muho

Anita Muho

Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të Huaja

Marsida Ibro

Marsida Ibro

Pedagoge e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit

Uendi Çerma

Uendi Çerma

Specialiste e Laboratorit të Multimedias

Albana Halili

Albana Halili

Pedagoge e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit

Except where otherwise noted, content on this website is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.

Partners