Partners

ISSBS – INTERNATIONAL SCHOOL FOR SOCIAL AND BUSINESS STUDIES

Shkolla Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe të Biznesit (ISSBS) është një institucion dinamik i arsimit të lartë privat, i vendosur në Celje – Slloveni, i cili ofron programe studimi në fushat e ekonomisë dhe biznesit në të tre ciklet e studimit. Ndër elementët konkuruese të ISSBS janë stafi akademik i kualifikuar dhe me eksperiencë të gjatë ndërkombëtare në kërkim shkencor. Inovacionet, përgjegjshmëria dhe përshtatshmëria ndaj trendeve të reja janë prioritetet zhvëllimore të ISSBS. Procesi i ndërkombëtarizimit i ISSBS ka inkurajuar stafin akademik dhe studentët të përfshihen gjithnjë e më shumë në programet ndërkombëtare të shkëmbimit. Institucioni çdo vit organizon konferencën shkencore ndërkombëtare MakeLearn & TIIM, seminare kërkimore, konferenca kërkimore studentore, etj. 

Pse po marrim pjesë në projekt?

ISSBS do të përfshijë ekspertët e saj në edukim për të prezantuar dhe promovuar metodologjitë e mësimdhënies dhe të mësuarit me në qendër studentin dhe të modernizojë praktikat e mësimdhënies. ISSBS do të vazhdojë të kontribuoje në fushën e arsimit të lartë evropian duke forcuar kontaktet ndërkombëtare me institucionet e huaja të arsimit të lartë. Pjesëmarrja në projekt do të mundësojë krahasimin dhe harmonizimin e nivelit të njohurive dhe rezultateve të mundshme të të nxënit që dalin nga programet e studimit midis institucioneve. Institucioni gjithashtu synon të zgjerojë mundësitë bashkëpunimit në aplikimin dhe zbatimin e projekteve kërkimore dhe zhvillimore me institucionet partnere si dhe të përmirësojë kapacitetet institucionale në menaxhimin dhe financimin e projekteve.

Roli ynë në projekt:

ISSBS do të jetë përgjegjëse për menaxhimin dhe sigurimin e cilësisë dhe do të zhvillojë dhe zbatojë një strategji gjithëpërfshirëse të sigurimit të cilësisë, me qëllim matjen dhe vlerësimin e proceve dhe produkteve të projektit si dhe për të siguruar shpërndarjen në kohë të rezultateve me cilësi maksimale. Të gjithë partnerët e konsorciumit do të kontribuojnë në këtë paketë pune nëpërmjet përditësimit të vazhdueshëm lidhur me progresin në implementim dhe të arritjeve. ISSBS kryesisht do të kontribuojë në rezultatet e mëposhtme: zhvillimin e një strategjie të sigurimit të cilësisë së projektit, kryerjen e vlerësimit të procesit dhe produktit si dhe raportimin e rezultateve të sigurimit të cilësisë. 

Ekipi ynë

Nada Trunk Širca

Nada Trunk Širca

Profesore

Marko Smrkolj

Marko Smrkolj

Shefi i zyrës së kërkimit

Valerij Dermol

Valerij Dermol

Profesor

Aleš Trunk

Aleš Trunk

Profesor

Except where otherwise noted, content on this website is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.

Partners