Partners

TUD – TECHNISCHE UNIVERSITÄT DRESDEN

Universiteti Teknik i Dresdenit (Technische Universität Dresden – TUD) është një nga njëmbëdhjetë universitetet gjermane që u identifikuan nga qeveria gjermane si një “universitet i ekselencës”. TUD ka rreth 37.000 studentë, 4.400 anëtarë të stafit të financuar nga buxheti i shtetit – mes tyre mbi 500 profesorë – dhe afërsisht 3.500 anëtarë të stafit të financuar nga jashtë, duke e bërë kështu universitetin më të madh në Saksoni. TUD është i njohur për kërkime dhe ofron shumllojshmëri programesh studimi, me lidhje të ngushta me kulturën, industrinë dhe shoqërinë. Duke qenë i përkushtuar ndaj shkencës dhe inxhinierisë përpara ribashkimit të Gjermanisë, TUD tani është një universitet multidisiplinar, i cili ofron gjithashtu programe studimi në shkenca humane dhe shoqërore, si dhe mjekësi. TUD është i organizuar në 14 fakultete të ndara në 5 shkolla, duke e bërë atë një nga të paktët universitete të këtij lloji në Gjermani.

Pse po marrim pjesë në projekt?

Katedra e Informatikës së Biznesit dhe Menaxhimit të Informacionit është aktive në mësimdhënie, kërkim shkencorë dhe transferimin e njohurive në kontekstin e teknologjisë së informacionit ekonomik, organizativ dhe shoqëror, si dhe në modelimin didaktik. Fokusi është në mbështetjen e:  

  • Mjedise komplekse të të mësuarit në universitete dhe në kompani private përmes integrimit të të të mësuarit online.
  • Puna në grup e orientuar drejt njohurive përmes sistemeve ndërvepruese të programeve sociale.

Kjo sigurohet nga një ekip ndërdisiplinor me kualifikim të avancuar në fushat e informatikës së biznesit dhe edukimit në biznesi. Por edhe përvoja ndërkombëtare me gati 20 vite histori të të mesuarit ndërveprues virtual (VCL – Virtual Collaborative Learning) duhet të shërbejë si një përvojë e pasur për të gjithë partnerët në projekt.

Roli ynë në projekt?

TUD është koordinatori i projektit dhe do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e programit për ndërtimin e kapaciteteve dhe paketën e punës për menaxhimin e projektit:

  • Futja e metodologjive të reja didaktike dhe mjeteve të mësimdhënies dhe të të nxënit
  • Zhvillimi didaktik i materialeve trajnuese
  • Dizajnimi dhe implementimi i platformave mësimore në internet
  • Planifikimi dhe organizimi i kualifikimit të stafit dhe asistentëve
  • Ridizenjimi didaktik i kurseve ekzistuese në universitetet partnere 
  • Koordinimi dhe lehtësimi i kurseve të të nxënit VCL për studentët shqiptarë
  • Menaxhimi dhe monitorimi i projektit
  • Koordinimi dhe moderimi i partnerëve
  • Dokumentimi dhe raportimi i projektit
  • Menaxhimi financiar dhe auditi i brendshëm

Ekipi ynë

Prof. Dr. Eric Schoop

Prof. Dr. Eric Schoop

Profesor dhe Shefi i Katedrës së Informacionit të Biznesit Inxhinieri Sistemesh, esp. Menaxhimi i informacionit

Mattis Altmann

Mattis Altmann

Drejtues i projektit, bashkëpunëtor kërkimor

Tom Günther

Tom Günther

Drejtues i projektit

Except where otherwise noted, content on this website is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.

Partners