Partners
UET – EUROPEAN UNIVERSITY OF TIRANA
UET është një institucion i arsimit të lartë privat në Shqipëri që ofron mësimdhënie dhe kërkime shkencorë të një standardi të lartë në disiplina të ndryshme të shkencave sociale, mjekësore dhe inxhinierike, në përputhje të plotë me kërkesat dhe kriteret e Kartës së Bolonjës. Mbi 150 Marrëveshje Ndër-institucionale janë nënshkruar me universitetet partnere, duke rritur çdo vit numrin e partnerëve. Mbi 200 studentë kanë marrë pjesë në programe shkëmbimi në universitete të ndryshme partnere në Evropë. UET ka pritur mbi 40 studentë të huaj. Mbi 150 anëtarë të stafit akademik dhe administrativ kanë dhënë mësim ose janë trajnuar në universitetet partnere. Gjithashtu, UET ka mirëpritur mbi 70 pedagogëve nga universitete të BE-së që kanë kryer veprimtari kërkimore shkencore dhe mësimore në bashkëpunim me stafin e universitetit. UET ka një portofol projektesh me mbi 70 projekte, me një numër aktiv prej 30 projektesh të financuara kryesisht nga Komisioni Evropian dhe nga të cilat janë 20 projekte aktive Erasmus + KA2.
Pse po marrim pjesë në projekt?
UET është i përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e projektit VALEU-X, si institucion përfitues i vendit partner si dhe koordinator lokal. Projekti VALEU-X synon të shtojë një vlerë të konsiderueshme në procesin e mësimdhënies në Shqipëri duke fuqizuar stafin akademik me aftësi bashkëkohore të mësimdhënies. UET si një institucion kryesor i arsimit të lartë në Shqipëri është shumë i interesuar të përmirësojë vazhdimisht proceset e tij të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Për më tepër, ky projekt do të jetë një oportunitet për e stafit akademik dhe administrativ të UET për të eksploruar, zbatuar dhe shpërndarë praktikat e ‘Ndërkombëtarizimit në Shtëpi’ për të rritur ekspozimin e studentëve dhe stafit të tyre në një kontekst akademik, ekonomik dhe shoqëror evropian dhe ndërkombëtar.
Roli ynë në projekt:
UET është koordinatori lokal dhe institucioni përfitues i vendit partner, përgjegjës për Paketen e Parë të Punës: Përgatitja e detyrave dhe aktiviteteve, si dhe lehtësimi i menaxhimit të përgjithshëm të grantit. Zbatimi i suksesshëm i detyrave të mëposhtme do të drejtohen nga UET:
- T1.1. Krijimi dhe moderimi i një forumi ekspertësh mbi mësimdhënien dhe mësimin inovativ virtual
- T1.2. Drejtimi i punës për rishikimin e literaturës dhe analizës së nevojave lidhur me Mobilitetet Virtuale dhe shkëmbimin ndërkombëtar
- T1.3. Dizenjimi, lancimi dhe mbledhja e të dhënave primare nga intervista / pyetësorë me praktikues dhe ekspertë të fushës në Shqipëri.
- T1.4. Vleresimi i situatës në Shqipëri dhe krahasimi me praktikat më të mira ndërkombëtare
- T1.5. Realizimi i studimeve empirike mbi potencialin dhe ndikimin e ndërhyrjes së propozuar

Ekipi ynë


Ketrina Çabiri Mijo
Drejtoreshë e Zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve / Drejtuese Lokale e Projektit

Dardane Nuka
Koordinatori i projektit

Agim Kasaj
Drejtor IT / Ekspert IT

Except where otherwise noted, content on this website is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
Partners
