Partners

EPOKA UNIVERSITY

Universiteti EPOKA është një institucion ndërkombëtar i arsimit të lartë i vendosur në Tiranë, Shqipëri. Përbëhet nga tre fakultete: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë, Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative dhe Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale. Universiteti EPOKA ofron programe studimi në të tre ciklet e studimi, përkatësisht Bachelor, Master dhe PhD me Anglishten si gjuhë zyrtare të mësimit. Të gjitha strategjitë institucionale të Universitetit EPOKA janë ndërtuar mbi trekëndëshin “Edukimi, kërkimi shkencor dhe kontributi për shoqërinë”. Për të promovuar më tej këtë, Universiteti EPOKA ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare dhe kombëtare. Në kontekstin e ndërkombëtarizimit, Universiteti EPOKA është shumë aktiv në programet e shkëmbimit të studentëve dhe stafit me universitete të huaja. Për më tepër, Universiteti EPOKA aktualisht është partner në disa projekte në kuadrin e projekteve Erasmus + CBHE dhe Horizon 2020.

Pse po marrim pjesë në projekt?

Universiteti EPOKA është pjesë e projektit VALEU-X pasi beson në nevojën për qasje të mëtejshme inovative për të modernizuar praktikat e mësimdhënies dhe të të nxënit, si dhe për të prezantuar perspektiva të reja ndërkombëtare të ndërthurura me teknologjinë në procesin e mësimdhënies dhe të të mësuarit në programet akademike të ofruara, duke rritur kështu ekspozimin e studentëve dhe stafit akademik ndaj përvojave ndërkombëtare. Në këtë mënyrë EPOKA do të rrisë më tej kapacitetet në ndërkombëtarizim për stafin akademik dhe administrativ dhe do të rrisë bashkëpunimin e stafit akademikët dhe studentëve me kolegët evropianë për veprimtari të përbashkëta mësimore dhe kërkimore. 

Universiteti EPOKA synon të krijojë një laborator për mësimin ndërveprues virtual (VCL) si një hapësirë interaktive për të mësuar nga distanca. Në këtë laborator, leksionet e bazuara në VCL do ju ofrojnë studentëve tanë një përvojë ndërkombëtare si dhe do bëhet e mundur shpërndarja e materialeve të leksioneve të bazuara në teknologji në klasën virtuale. Si rezultat final, ky proces do të adresojë lëvizjen e kufizuar fizike të stafit akademik dhe studentëve midis IAL-ve shqiptare dhe atyre të BE-së.

Roli ynë në projekt: 

Universiteti EPOKA është një partner aktiv i konsorciumit që kontribuon në zbatimin me sukses të projektit. Ai siguron një staf të kualifikuar dhe lehtësi për zbatimin dhe monitorimin e suksesshëm të aktiviteteve të projektit të secilës paketë pune, duke organizuar dhe lehtësuar eventet e ndryshme, vlerësimin e cilësisë, rrjetëzimin dhe vizibilitetin e projektit, si dhe menaxhimin financiar dhe raportimin e duhur. 

Universiteti EPOKA do të zbatojë module të të mësuarit virtual duke miratuar disa prej planprogrameve ekzistuese të kurseve të përshtatshme për projektin, duke synuar t’u japë kredite studimeve të regjistruar në këto kurse si dhe aktiviteteve të tjera që do të realizohen përmes të nxënit ndërverveprues virtual. Nga ana tjetër, kjo do të motivojë studentët të jenë pjesë e leksioneve virtuale dhe në këtë mënyrë do të përmirësojë bashkëveprimin e tyre me studentë të tjerë vendas dhe të huaj nga universitetet partnere të BE-së.

Ekipi ynë

Esmir Demaj, PhD

Esmir Demaj, PhD

Drejtor i Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve / Pedagog / Koordinator Institucional i Projektit

Prof. Dr. Teoman Duman

Prof. Dr. Teoman Duman

Pedagog, bashkëpunëtor në projekt

Nertil Mera, PhD

Nertil Mera, PhD

Pedagog, bashkëpunëtor në projekt

Except where otherwise noted, content on this website is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.

Partners