Partners

UNIMED – MEDITERRANEAN UNIVERSITIES UNION

UNIMED është një network me 130 universitete anëtare nga 23 vende të botës. Qëllimi i UNIMED është të promovojë bashkëpunimin dhe mobilitet ndër-universitare dhe të kontribuojë në zhvillimin e sistemeve arsimore dhe kërkimit shkencor në rajonin Euro-Mesdhetare.

Përmes shumë iniciativave të ndërmarra gjatë dy dekadave, UNIMED ka promovuar bashkëpunimin midis universiteteve të Mesdheut, duke u bërë një pikë referimi e bashkëpunimit ndërkombëtar universitar. UNIMED ka një përvojë të gjerë në pjesëmarrjen dhe menaxhimin e projekteve të BE-së dhe specifikisht në fushën e arsimit të lartë. UNIMED merr pjesë në një shumë projekte të financuara nga programe të ndryshme (Erasmus+, Horizon 2020, Interreg MED).

Pse po marrim pjesë në projekt?

Për të ndjekur objektivin më të gjerë të inkurajimit të bashkëpunimit shkencor, kulturor, shoqëror dhe ekonomik në rajonin Euro-Mesdhetar, UNIMED ndër të tjera mbështet universitetet anëtare përmes proceseve të ndërkombëtarizimit, strategjive të sigurimit të cilësisë dhe praktikave inovative gjithëpërfshirëse.

Projekti VALEU-X kombinon të gjithë këto objektiva themelore me anë të metodave inovative të mësimdhënies. Në këtë këndvështrim, UNIMED gjithashtu mbështetet në një përvojë afatgjat ndër të tjera  dhe të qëndrueshme në menaxhimin e projekteve në fushën e arsimit të lartë dhe në veçanti në mësimdhënien dhe mësimin virtual, mobilitetet virtual dhe ‘open educational resources’.

Roli ynë në projekt:

UNIMED luan një rol të rëndësishëm në dizeminimin dhe qëndrueshmërinë e projektit duke i vënë në dispozicion kapacitetet e rrjetit të tij të konsoliduar tashmë midis IAL-ve të vendeve të BE-së dhe të vendeve partnere të rajonit të Mesdheut Jugor. UNIMED është përgjegjës për dizeminimin dhe qëndrueshmërinë e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit dhe ndërt të tjera do të:

  • zhvillojë një plani efektiv të dizeminimit dhe qëndrueshmërisë së rezultateve të projektit; 
  • zbatojë një strategjie komunikimi masiv duke përdorur shumëllojshmëri kanalesh komunikimi;
  • zhvillojë dhe përditësojë një hapësirë interaktive online ku do të publikohen aktivitete dhe rezultatet e projektit (faqe në internet, media sociale, etj.); 
  • dizenjojë dhe printojë materiale promocionale (fletëpalosje, postera, etj.);
  • redaktojë dhe publikojë materiale relevante që lidhen me qëndrueshmërinë e projektit (raporte, udhëzues, guida, etj.);
  • organizojë dhe koordinojë evente lokale me foksu vizibilitetin e projektit dhe qëndrueshmërinë e rezultateve (sesione informuese, workshop-e të njohurive, takime të hapura, etj.);
  • prezantojë rezultatet e projektit në konferenca dhe evente rajonale dhe ndërkombëtare, etj.

Ekipi ynë

Marcello Scalisi

Marcello Scalisi

Drejtor

Cristina Stefanelli

Cristina Stefanelli

Drejtuese e Projektit

Martina Zipoli

Martina Zipoli

Asistente Projekti

Ludovica de Benedetti

Ludovica de Benedetti

Komunikim dhe PR

Except where otherwise noted, content on this website is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.

Partners