Partners
UNIEL – UNIVERSITY OF ELBASAN “ALEKSANDËRXHUVANI”Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” (UNIEL), është një institucion i rëndësishëm i Arsimit të Lartë në Shqipëri, i përqendruar në trajnimin e mësuesve të shkollave, specialistëve dhe studiuesve të rinj në ekonomi, shkenca humane dhe natyrore, informatikë dhe shkenca mjekësore dhe teknike. UNIEL ka dhënë një kontribut të vlefshëm dhe të rëndësishëm në sektorin e arsimit për më shumë se 40 vite. UNIEL është i organizuar në 5 fakultete dhe aktualisht ofron 39 programe studimi Bachelor, 34 programe studimi master profesional, 17 programe studimi master shkencor dhe 2 programe doktorature. Ky institucion që prej viti 2016 po zhvillon strategjinë e tij të ndërkombëtarizimit nën moton “Universitetet pa kufij”, si premisë e partneritetit, bashkëpunimit, integrimit dhe qëndrueshmërisë së arsimit të lartë.
Pse po marrim pjesë në projekt?
UNIEL, si një nga institucionet më të rëndësishme të Arsimit të Lartë në Shqipëri, po zbaton strategjinë e ndërkombëtarizimit, të përqendruar në tre prioritete: studentët, personeli akademik dhe personeli administrativ. Kjo strategji e zbatuar deri më tani, ka bërë të mundur përfshiorjen në projekte të ndryshme në nivel Evropian si për shembull projekte për ngritjen e kapaciteteve dhe mobilitetet ndërkombëtare. Përmes këtij projekti UNIEL synon të krijojë një mjedis modern mësimdhënie duke nxitur mobilitet hyrëse dhe dalëse, promovojë përfshijen e stafit akademik ndërkombëtarë në klasat lokale virtuale si dhe duke ngritjen e kapaciteteve lidhur me komunikimin ndërkulturor të studentëve dhe stafit.
Roli ynë në projekt
UNIEL po kontribuon në projekt dhe po përfiton gjithashtu nga aktivitetet e tij. Si kontribues, ky universitet do të kryejë analiza të nevojave në nivelin institucional duke hulumtuar kërkesat e stafit për kualifikim në përputhje me objektivat e projektit dhe gjithashtu duke kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e kurseve të përbashkëta pilot me IAL partnere sipas metodologjisë së projektit. Si përfitues UNIEL do të garantojë përfshirjen në ekipin zbatues të një stafi akademik dhe administrativ të kualifikuar dhe me ekspertizë në mësimdhënien virtuale dhe të kombinuar, si dhe do garantojë pilotimin e moduleve virtuale të projektit në programet zgjedhura të studimit.
Ekipi ynë
Prof.dr. SkenderTopi
Rektori i Universitetit
Prof.assoc. Altin Idrizi
Koordinator Institucional i Projektit
PhD. Cand Eda Cela
Zv. Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane
Prof.assoc. Ema Kristo
Përgjegjëse e Departamentit të Infiermerisë
PhD. Elona Gaxhja
Drejtoreshë e Zyrës së Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë
Except where otherwise noted, content on this website is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.