Partners

USHK – UNIVERSITY OF SHKODRA “LUIGJ GURAKUQI”

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (USHK) u themelua më 2 Shtator 1957 si Institut i Lartë Pedagogjik dhe në vitin 1991 ndryshoi statusin e tij në Universitet. Pas vitit 2000, USHK u përfshi në procesin e arritjes së objektivave të përcaktuara në Deklaratën e Bolonjës, përfshirjen në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe promovimin e Sistemit Evropian të Arsimit të Lartë. Universiteti ka një strukturë të organizuar në 6 fakultete dhe 21 departamente. Gjatë gjithë këtyre viteve, USHK ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me shumë universitete dhe qendra të arsimit të lartë në Shqipëri dhe më gjerë.

Pse po marrim pjesë në projekt?

Arsimi i Lartë në Shqipëri ka kaluar nëpër faza të ndryshme të rëndësishme të zhvillimit të tij. Hapi i parë cilësor drejt bashkëpunimit ndërkombëtar ishte kur Shqipëria nënshkroi Deklaratat e Bolonjës në 2003. Pastaj ky transformim i AL-ve në Shqipëri, i cili mbështeste konceptin e ndërkombëtarizimit, u bë kusht dhe u përfshi në ligjet dhe strategjitë që pasuan më vonë. Modernizimi i mësimdhënies nuk mund të kuptohet pa përfshirjen e teknologjive të informacionit në këtë proces. Përvojat me institucionet ndërkombëtare të arsimit të lartë sollën në Shqipëri futjen e koncepteve të reja, të tilla si: mësimi online, mësimi gjatë gjithë jetës, etj. Zbatimi i këtyre koncepteve filloi me përdorimin e teknologjisë elektronike në lëndë ose module specifike. Projekti VALEU-X është një mundësi e mirë për institucionin tonë për të krijuar një vizion të ri për procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit, drejt mësimit dhe  mobiliteteve virtuale. 

Roli ynë në projekt:

USHK është përfshirë në shumë projekte që kanë në fokus ndërkombëtarizimin e universitetit dhe tendencat e reja në mësimdhënie dhe menaxhimin e universitetit në tërësi, siç për shembull mësimi online dhe nga distanca dhe projekte të tjera të ngjashme. 

Përmes këtij projekti ne synojmë të:

  • Rrisim numrin e studentëve dhe stafit akademik pjesëmarrës në mobilitete fizike dhe virtuale.
  • Integrojmë elementë ndërkombëtare dhe evropiane të mësimdhënies dhe mësimnxënies në programet tona akademike.
  • Marrim suport lidhur me ngritjen e kapaciteteve në ndërkombëtarizim për stafin akademik dhe administrativ.
  • Marrim suport ne nivel ekspertize lidhur me njohjen dhe transferimin e krediteve të mobiliteve fizike dhe virtuale.
  • Marrim suport për zhvillimin dhe integrimin e rasteve studimore didaktike të lidhura me biznesin.

Ekipi ynë

Suzana Golemi

Suzana Golemi

Rektore

Erard Çurçija

Erard Çurçija

Drejtori i zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë

Mimoza Priku

Mimoza Priku

Profesore e Gjuhës Shqipe

Except where otherwise noted, content on this website is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.

Partners