Partners

UNIKO – “FAN S. NOLI” UNIVERSITY

Universiteti “Fan S. Noli” (UNIKO) ndodhet në qytetin e Korçës, në pjesën jug-lindore të Shqipërisë. Është themeluar në vitin 1971 dhe aktualisht operon në katër njësi kryesore, të organizuara në 15 departamente të cilat ofrojnë 7 diploma 2-vjeçare, 25 programe të nivelit bachelor, 22 programe të gradave master dhe 1 program doktorature. UNIKO ka rreth 4500 studentë të regjistruar, 161 pedagogë me kohë të plotë dhe 131 pedagogë me kohë të pjesshme. Në vitin 2017, UNIKO u akreditua për një periudhë 5-vjeçare nga Agjencia Britanike e Sigurimit të Cilësisë. Në veprimtarinë e përditshme UNIKO synon të krijojë, zhvillojë dhe transmetojë njohuri akademike dhe kërkime shkencore për të kualifikuar profesionistë në fushat e ekonomisë, arsimit, shkenca humane dhe agrikulturës. Qendrat e të të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe njësitë e trajnimit ofrojnë trajnime cilësore për specialistë në fushat e arsimit dhe një kontekst të përshtatshëm të kërkimit shkencor dhe praktikave profesionale në fushën e agrikulturës. 

Pse po marrim pjesë në projekt? 

VALEU-X adreson një prioritet të rëndësishëm kombëtar – “Ndërkombëtarizimi i institucioneve të arsimit të lartë”, përmes mobiliteteve virtuale dhe të kombinuar, ‘ndërkombëtarizimit në shtëpi’ dhe strategjisë së ndërkombëtarizimit. Projekti gjithashtu adreson çështjet e mëposhtme të pasqyruara në Planin Strategjik të Zhvillimit të UNIKO:

1.1 Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies duke përfshirë metodologji të reja (si për shembull, mësimdhënie dhe të mësuarit online përmes TIK) dhe duke inkurajuar kualifikimin e stafit akademik në zhvillimin e aftësive të tyre të mësimdhënies.

1.2 Përmirësimi i cilësisë së programeve të studimit, rezultateve të të nxënit dhe profileve të të diplomuarve në lidhje me nevojat e tregut dhe shoqërisë në tërësi.

2.1 Mbështetja e kërkimit shkencorë dhe ofrimi i stimujve për kërkime të aplikuara në me qëllim kontribution në zhvillimin e shoqërisë në tërësi. 

2.2 Rritja e rezultateve të kërkimit në UNIKO në nivele ndërkombëtare.

2.3 Rritja dhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet UNIKO dhe tregut kombëtar / ndërkombëtar të punës.

Roli ynë në projekt: 

UNIKO aktualisht është në proces ndërkombëtarizimi të komunitetit akademik (staf dhe studentë), të forcimit të profilit ndërkombëtar dhe ndërkombëtarizimit të përvojës së të të mësuarit. Prandaj, kontributi në nivel grupi punë fillimisht do të ndihmojë që UNIKO të masë status quo-në ndaj një standardi ndërkombëtar dhe të zhvillojë kapacitetin institucionale nëpërmjet një plani adekuat veprimi. UNIKO gjithashtu do të trajtojë të tre target-grupet, duke synuar t’i bëjë ata më të vetëdijshëm për rolin që kanë në përmirësimin e performancës akademike të mësimit virtual:

  • studentë dhe të diplomuar të UNIKO, duke ju ofruar atyre përvojë ndërkombëtare të të mësuarit interaktiv me studentë evropianë dhe duke rritur aftësitë e tyre ndërpersonale.
  • stafi akademik dhe studiuesit e rinj, përmes integrimit në rrjetin e shkëmbimit akademik, ndikimit të drejtpërdrejtë në modulet e mësimdhënies dhe hulumtimi bashkëpunues, si dhe përvojave praktike në rastet e studimit të biznesit.
  • stafi administrativ të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe vendimarrësit, përmes angazhimit të tyre në teknologjitë e informacionit ndërveprues dhe interaktiv.

Ekipi ynë

Prof.Dr. Dhimitri Bello

Prof.Dr. Dhimitri Bello

Rektor

Msc. Ardian Cerava

Msc. Ardian Cerava

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë / Pedagog me kohë të plotë

Dr. Benita Stavre

Dr. Benita Stavre

Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të Huaja

Dr. Klajdi Qafzezi

Dr. Klajdi Qafzezi

Specialist i TIK

Prof. dr. Ali Jashari

Prof. dr. Ali Jashari

Anëtar i Senatit Akademik

Except where otherwise noted, content on this website is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.

Partners