valeu-x

RESULTS

Ky seksion përmban rezultatet kryesore të projektit të arritur deri më tani.

Një raport i vlerësimit të nevojave për mësimdhënien dhe mësimin bashkëpunues virtual në Shqipëri

Ky raport u krijua nga partnerët e projektit VALEU-X dhe u drejtua nga stafi i Universitetin Evropian të Tiranës me kontribute të rëndësishme të bëra nga të gjithë partnerët në projekt. Ai synon vendosjen e themelit shkencor për ndërhyrje efektive dhe inovative në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare në mësimdhënien dhe mësimin inovativ virtual duke përdorur mjediset dhe mjetet më të fundit të bazuara në teknologjine e informacionit. Ky raport i vlerësimit të nevojave bazohet në gjetjen nga burime dhe mjete të ndryshme të përdorura, konkretisht: hulumtimi nga zyra, raportet bazë dhe anketimi online i organizuar në institucionet partnere shqiptare.

Ky raport është thelbësorë të lexohet nga kushdo që ka interes për mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëpunuese virtuale ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e arsimit të lartë shqiptar. Seksioni i parë i raportit jep një përmbledhje të projektit VALEU-X. Seksioni i dytë përqendrohet në hulumtimet nga zyra në lidhje me mësimin online dhe ndërkombëtarizimin në shtëpi. Pjesa e tretë e raportit jep informacion në lidhje me perceptimin e mësimit online dhe nivelin e zhvillimit të ndërkombëtarizimit virtual në universitetet shqiptare publike dhe private. Për të arritur këtë qëllim, një anketim u organizua midis universiteteve partnere në Shqipëri. Rezultatet e këtij studimi janë paraqitur në pjesën e katërt të raportit.

 

Analiza ofroi një pasqyrë të rëndësishme të situatës së arsimit të lartë shqiptar dhe ndihmoi në formësimin e 23 rekomandimeve të bëra për përmirësimin e vazhdueshëm të të nxënit bashkëpunues virtual në Shqipëri. Këto rekomandime u kategorizuan sipas temave të mëposhtme:

  • Projektet ndërkombëtare të shkëmbimit duhet të bëhen të disponueshme për të gjithë anëtarët e stafeve në universitetet shqiptare dhe pjesëmarrja e barabartë duhet të garantohet nga vetë universitetet.
  • Nevojiten kërkime më intensive të partnerëve dhe nënshkrime të më shumë Memorandumeve të bashkëpunimit në mënyrë që të ketë më shumë mundësi shkëmbimi për të gjithë anëtarët e stafeve akademike dhe administrative.
  • Një portofol më i larmishëm i burimeve të të mësuarit dixhital në gjuhën shqipe është i nevojshëm për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe mësimit online në universitetet shqiptare.
  • Nevojiten më shumë programe për ngritjen e kapaciteteve dhe të ndërgjegjësimit për të zhvilluar aftësitë dhe kompetencat e pedagogëve dhe studentëve në Shqipëri, si dhe për të ndryshuar këndvështrimet e tyre kundrejt mësimit online.
  • Një sistem njohjeje dhe ekuivalentimi, që përdor kornizën e transferimit te krediteve, duhet të zhvillohet për kurse dhe klasa online.
  • Shkëmbimi virtual, të mësuarit bashkëpunues virtual dhe ndërkombëtarizimi në shtëpi duhet të bëhen pjesë e kurrikulës zyrtare për disa prej programeve të studimit, si një alternativë e arsimimit tradicional.
  • Nevojitet më shumë mbështetje teknike, didaktike dhe pedagogjike për të rritur aftesitë e stafit akademik dhe studentëve në përdorimin e teknologjive të informacionit në Shqipëri.

Për hapat e ardhshëm të projektit VALEU-X ne do të përdorim këto rekomandime për të vazhduar nxitjen e adoptimit dhe zbatimit të mësimdhënies dhe mësimit inovativ virtual në universitetet shqiptare, dhe jemi të etur të dëgjojmë komente nga të tjerë, me interes në këtë fushë.